Kryeministri Edi Rama, ishte i pranishëm në Kamëz pasditen e sotme. Në një takim me qytetarët, kreu i qeverisë ndau lajmin se vendi ynë ka inflacionin më të ulët në rajon në krahasim me vendet e tjera.
Lufta në Ukrainë, sipas kryeministrit, ka ndikim në jetën e çdo qytetari an e mban botës, pavarësisht se bombat bien në Ukrainë.
Rama: Bombat bien në Ukrainë, por faturat e energjisë futen në derën e çdokujt. Mua më vjen mirë që deri tani ia kemi dalë që njërën armë ta neutralizojmë dhe ta bëjmë që mos i prekë të gjithë konsumatorët familjarë. Duke neutralizuar njërën armë që është goditja përmes çmimit të rritur të energjisë, kemi amortizuar deri diku edhe armën tjetër, që është inflacioni tjetër. Doli shifra e inflacionit për këtë muaj, 8.3. Jemi shumë nën të tjerët në rajon. Dia prej tyre janë drejt 20%.
Kryeministri bëri me dije se vitin e ardhshëm qeveria do të ketë dyfishin e buxhetit krahasuar me 10 vite më parë. Ai theksoi se do të vijojë me rritjen e pagës mesatare edhe vitin e ardhshëm dhe gjithashtu pensionistët do të marrin një mbështetje financiare prej 5000 lekësh në fillim të dhjetorit.
Rama: Në vitin 2023 do kemi dyfishin e buxhetit të vitit 2013. Pagën minimale do ta rrisim sërish viti tjetër, do shkojë në 360 mijë të vjetra, mbase do shkojë edhe në 380 mijë në pjesën e dytë të vitit. Do vazhdojmë me rritjen e pagave për të gjithë të tjerët, ushtarakët, mjekët, infermierët, zjarrfikësit dhe patjetër që do vazhdojmë të mbështesim pensionistët. Në fillim të dhjetorit do t’i japim një suport financiar prej 50 mijë lekësh secilit. Nuk është shumë, por është një shumë të cilën e kanë pasur dhe do ta kenë përsëri këtë vit.
Në fund të fjalës së tij, kryeministri u dal sërish te taksa që do t’i vendoset prodhuesve të energjisë dhe të ardhurat do të shkojnë për qytetarët.