Kryeministri Rama apeloi sot për një punë më të madhe për një fjalor të plotë të gjuhës shqipe. Ai tha se shqipja nuk e ka një fjalor të tillë.
“Albanologu i famshëm Robert Elsie thoshte “Mua më vjen shumë keq që kur lexoj në shqip dhe nuk e kuptoj një fjalë, nuk e gjej dot në një fjalor”. Fjalori i shqipes zyrtare është vetëm gjysma e shqipes së vërtetë. Unë shpresoj që ne do t’ia dalim të kemi një fjalor të ri. Edhe një histori të shqiptarëve, dhe pastaj edhe një enciklopedi që edhe për këtë ka filluar puna”, tha Rama.