Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga qytetarët shqiptarë të mos japin asnjë votë për politikanë si Sali Berisha që shajnë Shqipërinë në mediat e huaja.

Duke iu referuar sidomos deklaratave të Berishës për Daily Mail ku dje ia vinte fajin qeverisë për emigrantët shqiptarë në Britani, Rama thotë se kjo duhet ndëshkuar me votë sepse është akti më antikombëtar i një politikani.

Postimi i Ramës:

Çfarë shqiptari je kur ia beson votën dhe përfaqësimin tënd dikujt që sulmon Shqipërinë në gjuhë të huaj? Politikanët që s’kanë asnjë dinjitet me të huajt dhe që luftën politike e eksportojnë në mediat e huaja, janë një llum ku jo besimi po as vështrimi nuk duhet hedhur!