Kryeministri Edi Rama zbuloi sot se ka fituar një tjetër gjyq me opozitën. Sipas tij, një deputete e Foltores së Sali Berishës është dënuar nga gjykata me gjobë, për shpifje ndaj Shëndetësisë.
Rama nuk pranoi të japë emrin, por me gjasë bëhet fjalë për deputeten Albana Vokshi.
“Meqë jemi tek shëndetësia, dje kam marrë një tjetër lajm që kam fituar një gjyq me një shpifëse të Foltores. Është dënuar si shpifëse për sistemin shëndetësor, nuk po ia përmend emrin. Sepse s’kanë rëndësi emrat, jeni të gjithë njësoj. Jeni të gjithë bedela, bishti i non-gratës” – tha Rama në Kuvend.