Kryeministri Edi Rama ka folur për lirinë e medias gjatë forumit të Paqes së mbajtur në Paris. Rama u shpreh se në ditët e sotme përhapen gënjeshtra si të ishin të vërteta në emër të lirisë së fjalës.
Ai deklaroi se në rast se nuk gjendet një ekuilibër mes të vërtetës dhe lirisë së shtypit do të jemi në pozitë shumë të keqe. Rama tregoi një episod kur i kishin refuzuar vizën në Mbretërinë e Bashkuar dhe botoi një artikull në “The Guardian” përmes ndihmës së një miku.
“Është një kënaqësi e vërtetë që jam këtu sepse që prej disa kohësh kam qenë shumë i frustruar nga pamundësia për të përftuar një mënyrë komunikimi mes institucioneve dhe botës së medias. Pastaj takova Kristofin. Mësova për këtë gjë. Kurrë nuk kishim ëndërruar as për fjalën e lirë apo median e lirë.. Kur isha në Paris për herë të parë. Më kishin refuzuar vizën për të shkuar në Mbretërinë e Bashkuar. Përmes një miku këtu arrita të shkruaj një artikull për The Guardian.
Kishim bërë çeljen e shtypit të lirë në Shqipëri që ishte një xhungël. Në atë kohë shkruaja atje. Gjeta një mesazh nga The Guardian që donin të flisnin për artikullin tim nëse jam i lumtur apo i kënaqur me titullin që sugjerojnë ata. Thashë me vete si mund ë më pyesin mua për një gjë që mund ta bëjnë vetë. Të nesërmen më morën sërish në telefon. Titulli ishte shumë normal dhe më i mirë se ai që kisha vënë unë. Thashë pse duhet të më pyesnit thjesht mund ta botonit. Gruaja nga ana tjetër tha jo ne nuk funksionojmë kështu. Duhet të kontrollojmë gjithçka me autorin. Sot jetojmë në një botë ndryshe.
Të ruash ekuilibrin mes lirisë së fjalës është sfidë e stërmadhe dhe është sfida e civilizimit tonë. Në emër të lirisë së fjalës nuk mund të përhapen gënjeshtra sit ë ishin të vërteta. Jam shpresë plotë se diçka do të ndryshojë. Drejtpeshimi, nëse ka një të tillë do të shpëtojë njerëzimin ose do të jemi në pozitë shumë të keqe. Jam pesimist nëse nuk gjendet një lloj arsyetimi dhe ekuilibri”, deklaroi Rama.