Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë zyrtare në Tunizi ku mbahet samiti i XVIII i Frankofonisë.

Rama është pritur nga Presidenti i Republikës së Tunizisë, Kais Saied.

Në samitin e XVIII të Frankofonisë marrin pjesë 88 shtete, përfshirë edhe vendet e rajonit tonë.

Gjatë këtij Samiti, Kryeministri Rama është takuar me presidentin francez, Emmanuel Macron, kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, etj,.