Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të mbajë një seancë të përbashkët me qeverinë shqiptare.
Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve INA, e cila njofton se në seancën e sotme, mazhoranca maqedonase, me propozim të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie midis Bashkësive, ka shqyrtuar dhe ka miratuar Informacionin për mbajtjen e seancës së dytë të përbashkët të Qeverive të RMV-së dhe Shqipërisë.
Seanca e përbashkët, parashikohet të mbahet më 14 Nëntor 2022 në Shkup