Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer komentet për financimin rus në PD, të cilin e ka përmendur para opozitës që i cilëson si ‘bedelë’ dhe të shitur. Gjatë sdiskutimeve për invdestimin 2 miliardë euro për Portin e Durrësit, Rama tha se opozita është mësuar të marrë para cash nga armiqtë e të zbardhë dhëmbët.

Rama: Për ta bërë Shqipërinë më demokratike, më të drejtë, më transparente, më të denjë, apo do thoni që nuk keni marrë para ruse? Deri dje mund ta thonit sepse mund të hidhnit tezën që hodhët se ishte komplot i Sorosit me Edvinin. Është raport i CIA-s që e shkruan të zezë mbi të bardhë se PD është financuar me para ruse për të rrëzuar qeverinë e vendit tuaj dhe s’keni gojë të dilni e të flisni se cdo bëhet me vendin tonë. Jeni kaq të pafe, kaq pa din e iman, kaq të pafytyrë sa 2 miliard investim që i bën ai që vjen, ju thoni kujt do ia jepni. S’keni faj se jeni mësuar të merrni para cash nga armiqtë e të zbardhni dhëmbët se janë e qeshura e madhe e marrëzisë.

Nikolla-Bardhit: Kujt ja drejton dorën? Hajt qëndro aty tani.

Rama: Buxheti 2023 diskutohet në kushtet e një krize. Kjo është arsyeja pse i thoni shqiptarëve ekzaktësisht, ca nga budallëku ca se jeni bedel se nuk e kuptoni pse jeni këtu. Më e keqja është se ju tërheqin nga hunde disa të tjerë se e dinë mirë çfarë bëjnë. Thonë atë që thotë Putin, ç’lidhje ka inflacioni me mua, ç’lidhje ka kriza e energjisë. Çfarë lufte, s’ka luftë. Ju jeni bedel, s’keni idenë çfarë thoni. Ju morët para ruse, ngritët vathën, çadrën, blegërinit për rrëzimin e qeverisë se ju jeni të shitur. Disa prej jush janë të shitur dhe kanë marrë paratë, disa të tjerë janë të shitur se janë gjela deti. Një turp i madh për këtë vend e parlament jeni të gjithë ju. Ju do dilni siç hytë, kastravec, siç thotë poema