Kryeministri Rama në konferencën e tij për ceku thikën pas shpine ndaj Kosovës dhe takimin e përfaqësuesit të Presidentit rus, Vladimir Putin me kryeministrin asokohe, Sali Berisha. Takimi i cili vijoi me një kthim të shpinës ndaj Kosovës, për të vjelë investimet ruse Rama i cilëson si veprime të njerëzve të cilët nuk kanë atdhe. Por kreu i qeverisë, paralajmëron se ka dhe një tjetër parti që ka marrë financime ruse dhe se fjala e tij del gjithnjë.
“Është habi e madhe sesi një fakt tjetër rrëqethës, tragjik në këtë godinë, është pritur përfaqësuesi i Vladimir Putinit. Një muaj para se Shqipëria të jepte votën në Ki, duke e bashkuar votën kundër Kosovës. Është pritur këtu një rus real, është bërë dhe një deklaratë dhe një muaj më pas është ngulur thika mu në palcë të kurrizit Kosovës nga Partia Demokratike. Se që rusët të paguajnë, duhet të tregosh prova se s’investojnë gjysmë milioni kot ata. Pse do ja jepnin PD-së, megjithëse PD s’është e vetmja. Fjalët e mia gjithnjë dalin se unë nuk hedh fall, kur flas unë e di mirë çfarë them. Pse, e vini ndonjëherë në dyshim këtë po merreni me fantazmat serbe. A s’ju vjen turp? Ça e share është t’i thuash dikujt në sy je pa atdhe, se për mua dikush që paguhet me para të huaja apo vendase për të shkelur interesit kombëtar është pa atdhe.”- tha Rama.
Kujtojmë se më herët në seancë plenare Rama theksoi se Partia e Lirisë ka marrë gjithashtu financime ruse.