Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur zgjatjen e marrëveshjesqë lejon eksportet e grurit nga Ukraina përmes Detit të Zi.
“Shqipëria mirëpret rinovimin e Iniciativës së Drithërave të Detit të Zi. Kjo linjë e rëndësishme e furnizimit me ushqime mbetet jetike për botën. Unë e përgëzoj Turqinë, Presidentin Recep Tayyip Erdogan & Sekretarin e Përgjithshëm të OKB Antonio Guterres për angazhimin e tyre të fortë të vazhdueshëm. Diplomacia është gjithmonë mënyra më e mirë për të gjetur zgjidhje”, shkruan Rama në një postim në Twitter.