Nga Shkupi, kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e madhe të Procesit të Berlinit në raport me Ballkanin e Hapur. Rama u shpreh se sidoqoftë, Procesi i Berlinit s’do jetë i përjetshëm ashtu sikurse është Ballkani i Hapur. Rama u shpreh me siguri se emancipimi i vendeve të rajonit do të mundësojë që mos të mbetemi për t’ marrë dorë për dore nga të tjerët.

“Ja vlen dhe më shumë, sepse kështu ndërron vendi lokomotiva me vagonët. Procesi i Berlinit, është lokomotivë që ka tërhequr vagonët. Dhe, në fund fare do mbetemi me Ballkanin e Hapur se procesi i Berlinit s’do jetë i përjetshëm. Dhe s’besoj se në jetë të jetëve duhet të na marrin dorë për dore të tjerët.”- tha Rama.