Një Parkim Modern Multifunksional do të ndërtohet pranë stacionit të trenit në Durrës.
Me hapësirë 400 vende parkimi, si prioritet kryesor, godita do të ofrojë më shumë se kaq. Do të jetë një qendër multifunksionale me disa hapësira edhe për argëtim dhe evente të ndryshme.
Një nga risitë është sigurimi i energjisë përmes paneleve diellore.
Pamjet e projektit 3D, me video, i ndau kryeministri Rama në rrjete sociale mëngjesin e sotëm.
“MIRËMËNGJES
dhe me projektin e Parkimit modern Multifunksional pranë stacionit të trenit në Durrës, projekt i Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Bashkisë Durrës, ku përveç 400 vendeve për parkim, do të ketë edhe hapësira për shërbime dhe evente të ndryshme, e ku energjia do të sigurohet nga 1500m2 panele diellore, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.