Kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin e sapozgjedhur të Internacionales Socialiste, kryeministrin e Spanjës Pedro Sánchez. Lajmin e bëri të ditur vetë Rama, përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, ku ka publikuar edhe foto nga takimi.
“Me Presidentin e sapozgjedhur të Internacionales Socialiste, kryeministrin e Spanjës Pedro Sánchez”, ka shkruar Rama. Kujtojmë që Partia Socialiste e drejtuar nga Rama është pjesë e Internacionales Socialiste prej kohësh.