Kryeministri Edi Rama ka uruar Festat e Nëntorit me disa foto të publikuara në rrjetet sociale, në të cilat shfaqet me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Kjo e fundit ditën e djeshme mori edhe nënshtetësinë shqiptare, duke u betuar si shtetasja më e re shqiptare. Ndërsa, mbrëmjen e sotme pritet të performojë në sheshin Skënderbej. Dua ka vendosur ta bëjë mbylljen e turneut të saj botëror “Future Nostalgia” në tokën shqiptare.

Postimi i plotë i Ramës:

MIRËMËNGJES

dhe me qytetaren më të re të Shqipërisë, ju uroj të gjithëve gëzuar përvjetorin e 110 të Flamurit të Pavarësisë, në këtë ditë të bekuar të kombit tonë që do të mbyllet me Duan në Sheshin Skënderbej.