Anglia ka mundur të fitojë bindshëm ndaj Uellsit me rezultatin 0-3.

Pjesa e parë ishte me aksione të rrezikshme por goli nuk erdhi.

Pjesa e dytë nisi në favorin e Anglisë, pasi në minutën e 50-të Rashford shënon një gol të jashtëzakonshëm me goditje dënimi. Pas vetëm 2 minutash, Kane asiston për Foden dhe ky i fundit nuk gabon përpara portës.

Uellsi ishte i pafuqishëm ku madje Anglia në minutën e 68-të, Rashford driblon bukur brenda zonës dhe shënon golin e tretë të sfidës. Me këtë fitore, Anglia do të përballet në raundin tjetër ndaj Senegalit.

SHBA ka fituar me rezultatin minimal ndaj Iranit.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Pulisic pas një asistimi nga Dest në minutën e 38-të të pjesës së parë. Kjo fitore i pozicionon ata në vendin e dytë dhe kështu do të përballen jashtë grupeve ndaj Holandës.