Rikthehet sërish Tirana Street Food Festival, festivali i vetëm i ushqimit ambulant. Kryetari i Bashkisë së Tiranës bën me dije se nga data 23 deri 29 Nëntor, Sheshi Italia do të kthehet në një kënd shijesh. Në krah të specialiteteve kulinare do të ketë aktivitete, master-klasa e koncerte nga artistë të rinj.
Gjatë këtij viti Tirana ka mbajtur titullin Kryeqyteti Europian i Rinisë, një vlerësim, i cili solli në qytetin tonë mijëra të rinj nga e gjithë Europa, për të marrë pjesë në aktivitete rinore.
Mbi 1 mijë aktivitete dhe 5 mijë të rinj të aktivizuar nga i gjithë rajoni kanë qenë në projektin e Tiranës si kryeqytet evropian i rinisë për vitin 2022.
Ndërkaq, për vitin 2023, Tirana është shpallur si Qyteti Europian i Sportit. Ndër qytetet e tjera që e kanë marrë këtë titull, radhiten edhe Getafe dhe Bilbao në Spanjë, Firenze dhe Siena në Itali, Setubal dhe Brana në Portugali apo Nice në Francë.