Kryeministri britanik, Rishi Sunak ka mbërritur në Kiev për të takuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Kjo është hera e parë që të dy liderët takohen që kur Sunak u bë kryeministër, raporton news.sky

Në një postim në Telegram, Zelensky ndau një video të mbërritjes së kryeministrit dhe tha: “Që nga ditët e para të luftës, Ukraina dhe Britania e Madhe kanë qenë aleatët më të fortë. Gjatë takimit të sotëm diskutuam për çështjet më të rëndësishme si për vendet tona ashtu edhe për sigurinë globale. Së bashku jemi më të fortë dhe do të arrijmë rezultatet e dëshiruara”.

Downing Street konfirmoi vizitën e zotit Sunak, me një zëdhënës duke thënë: “Kryeministri është në Ukrainë sot për vizitën e tij të parë në Kiev për të takuar Presidentin Zelensky dhe për të konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar”.