Kryeministri britanik Rishi Sunak ka deklaruar se Rusia duhet të largohet nga Ukraina dhe t’i japë fund luftës barbare teksa u përball me zyrtarët e Vladimir Putin në samitin e G20.
Ai i bëri komentet në seancën e parë të së martës duke kritikuar edhe mungesën e presidentit rus në bisedimet në ishullin indonezian në Bali.
“Është e dukshme që Putin nuk u ndje në gjendje të bashkohej me ne këtu. Ndoshta nëse do të kishte qenë ne mund të diskutonim për rregullimin e gjërave. Britania e Madhe e kundërshton këtë agresion. Ne do të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa duhet”, deklaroi ai.
Sunak u shpreh se shtetet nuk duhet të pushtojnë fqinjët e tyre. “Është shumë e thjeshtë. Vendet nuk duhet të pushtojnë fqinjët e tyre”.