Për të komentuar zhvillimet e fundit politike në vend sot në Dritare ishte gazetari Roland Qafoku, i cili u shpreh se Porti i Ri i Durrësit nuk po ndërtohet mbi një Port 300-vjeçar siç shprehet opozita. Qafoku theksoi se ky projekt do të zhvillonte turizmin elitar në Shqipëri.
“Debati dje në Kuvend i Berishës ishte i pritshëm, kjo për arsye se nuk mund t’i thotë bravo qeverisë Rama për këtë projekt madhështor. Opozita bëri politikë duke kundërshtuar pa asnjë argument kundër projektit. Ky projekt gjigant dhe madhështor i duhet Shqipërisë. Ne kemi turizëm të fragmenatrizuar, të vogël, familjar dhe fjala elitar i rri ngushtë Shqipërisë.
Porti 300 vjeçar që kërkon opozita nuk ekziston. Pas një tsunami që ka përfshirë Durrësin në vitin 1100 dhe porti i vjetër është mbetje në fund të detit. Porti i parë është ndërtuar nga italianët që ju duhej për të pushtuar Shqipërinë, e më pas zhvillimi u bë në kohën e komunizmit. Nuk ka asnjë histori pas projektit të Portit aktual që është në Durrës.”,tha Berisha.