Shqipëria renditet e dyta në klasifikimin e Organizatës Botërore të Turizmit për rritjen e numrit të vizitorëve të huaj deri në shtator të këtij viti. Organizata thotë se në krahasim me 2019-n, viti i fundit para pandemisë, fluksi i të huajve që kanë vizituar vendin tonë është 18 për qind më shumë. Shifra është e dyta më e lartë në renditjen botërore.
Deri në shtator, numri i shtetasve të huaj që hynë në vendin tonë ishte më i lartë se viti 2019, por sipas shifrave të publikuara nga INSTAT, në tetor të këtij viti kanë hyrë rreth 365 mijë të huaj nga 387 mijë që janë regjistruar në 2019-n.
Sipas Organizatës Botërore të Turizmit, rritjen më të madhe e kanë raportuar Ishujt Virgjin me 29 për qind më shumë se 2019-ta.