Sali Berisha ka bllokuar Foltoren në Kuvend ndërsa i janë bashkuar deputetët e Rithemelimit. Berisha kërkon fjalën por Lindita Nikolla hedh në votim që të diskutohet 6 orë për projektin e Portit të Durrësit.

“Nuk mund të merrni seancën peng”, tha Nikolla.