Sali Berisha i bindur ka theksuar se Partia Demokratike sot është më e fortë se kurrë si forcë politike opozitare.

Duke sjellë në vëmendje rrëzimin e diktaturës në 1991 dhe krijimin e një komiteti ekzekutiv pluralist nga Ramiz Alia, ku u ndanë dhe pushtetet, ndryshe nga atëhere Berisha u shpreh se sot Edi Rama i ka të gjitha pushtetet në dorë.

“Sot PD në vlerësimin tim është më e fortë se kurrë si forcë poliitke opozitare. Në vitin 1991 PD vërtet përmbysi një sistem dhe një diktaturë, por duhet të jemi të vetëdijshëm ajo ishte një rënie në domino e sistemit komunist.

Vështirë shumë vështirë që të mund të rezistonte, ndërsa sot PD përballet me një regjim shumë më të rrezikshëm se siç ishte ai i 91.

Në ç’kuptim? Sot është e vërtetë që në 91 kishte polici që vinte nga diktatura, kishte sigurim shteti, por në mënyrë të pamohueshme ato ishin në përplitje, ishin në agoni, në zbërthim.

Kjo nuk mund të mohoet. Pra, ky ishte një realitet. Në vitin 91 Ramiz Alia krijoi komitetet ekzekutive pluraliste, ndau pushtet, megjithëse pa zgjedhje dhe për hir të vërtetës, në tërësi në qytete kryetarët e bashkive dominoheshin nga PD.

U bë një ndarje pushteti, ndërsa sot Edi Rama ka çdo pushtetar, përveç Spahisë, në të gjithë territorin e ka të vetën, ky është monizmi i Edi Ramës. Sot Shqipëria është katër shkallë ndën Vietnamin.

Unë isha në pushtet kur Edi Rama kërkonte të më shtynte drejt monizmit pushtetin vendor, por unë nuk rashë në atë kurth unë nuk e pranova. I shtyva zgjedhjet dhe 1 vit do i shtyja dhe sistem monist nuk do të vendosja”, tha Berisha.