Në Kryeministri, përmes një ceremonie të veçantë, po zhvillohet ceremonia e nderimit të Komandantit të Përgjithshëm të Guardia di Finanza Italiane, Gjeneral Armate Giuseppe Zafarana, me Yllin e Madh të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike. Në fjalën e tij Rama vlerësoi maksimalisht mbështetjen italiane në luftën kundër krimit.

“Ky moment solemn i mirënjohjes përmes një dekorate simbolike për gjeneralin është një moment falënderimi për të gjithë të tjerët. Puna e të gjithëve që ka shërbyer në një qëllim të përbashkët për ta bërë hapësirën që ndan dhe bashkon dy vendet në një hapësirë më të mirë është pa diskutim një arsye shumë e fortë për të qenë mirënjohës. Gradualisht dhe në mënyrë të qëndrueshme është rritur besimi i njerëzve te këto institucione që janë këto për të luftuar pa pushim të gjitha shfaqjet e veprimtarive kriminale dhe për të rritur me lart dinjitetin e uniformës. Shqiptarët kanë pasur fatin të kenë pranë këta përfaqësues të shtetit Italian”, tha Rama.