Seanca gjyqësore ku pritet të jepet vendimi për deputetin e PD, Ervin Salianji rrezikon sërish të shtyhet këtë të mërkurë, 9 nëntor.
Në një njoftim për mediat, Gjykata e Apelit bën me dije se avokati i të pandehurit Jetmir Olldashi është jashtë vendit dhe ka kërkuar që seanca të mbahet në një datë tjetër.
Mësohet se trupa gjykuese do të vendosë nëse seanca do shtyhet apo vendimi do të jepet sot.
“Sot eshte planifikuar seanca gjyqesore e ceshtjes penale ndaj te pandehurve Ervin Salianji etj.
Ju informojme se, mbrojtesi i te pandehurit Jetmir Olldashi ka depozituar prane sekretarise se gjykates kerkese per shtyrje seance,per arsye se:
Nga data 08.11.2022 deri ne date 12.11.2022, ndodhet jashte vendit, per nje udhetim familjar shume te rendesishem te planifikuar shume kohe me pare.
Kjo kerkese, do te vleresohet nga trupi gjykues, gjate gjykimit”, thuhet ne njoftimin e Gjykatës së Apelit.
Seanca gjyqësore e Salianjit u diskutua sot dhe në Parlament, ku kryeministri ia kujtoi si “ditë të vështirë”.
Edi Rama: Rri aty se ke ditë të vështirë sot. Te mirëkuptojmë..
Ervin Salianji: Ta thash dhe ta them s’të pjerdh fare as ty as kërcënimet e tua.