Sali Berisha po bën politikë me vdekjen çdo ditë prej kur ka nisur një fushatë pas pasojave që shkaktoi moti i keq në disa zona të veriperëndimit të vendit.

Një ditë pasi në Shkodër, Berisha tha që jo vetëm fshatarët e Nënshkodrës i ka përmbytur qeveria, por edhe viktimat që ndodhën në Bogë, pra në një zonë malore që s’ka lidhje me kaskadën e shkarkimet e Drinit, i ka vrarë qeveria.

I menjëhershëm ka qnë reagimi në rrjetet sociale në Shkodër ndaj Berishës, duke i kërkuar që të lerë menjëherë politikën me fatkqësitë.

Madje ata i kujtojnë vitin 2010 kur ndodhën përmbytjet gjatë qeverisë “Berisha”, e ku nuk u mor asnjë dëmshpërblim./TemA