Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në një butik në Durrës. Mësohet se janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 7, Durrës, në qepenin e një butiku në pronësi të shtetases J. K., ka shpërthyer një sasi e vogël, e dyshuar lënde plasëse. Për pasojë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës janë shoqëruar disa shtetas dhe vijon puna intensive nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.