Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi e ka konsideruar një hap të madh anëtarësimin e Shqipërisë në Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Varhelyi u shpreh se ky mekanizë, ndihmon në përgatitjen dhe parandalimin e katastrofave pasi bashkon ekspertizën e shumë vendeve.

“Një tjetër hap madhështor. Shqipëria u bë sot anëtare e EUCivPro , sistemit të menaxhimit të rrezikut të fatkeqësive. Në momente fatkeqësish, mund të mbështeteni në ndihmën e shumë njerëzve. Ky mekanizëm ka të bëjë me solidaritetin e vërtetë që ndihmon në përgatitjen dhe parandalimin e katastrofave pasi bashkon ekspertizën së bashku”, shkroi Varhelyi në Twitter.

Gjashtë muaj pas kërkesës për antarësim, KE iu përgjigj pozitivisht Shqipërisë.

Në Tiranë. për firmosjen e marrëveshjes, mbërriti Komisioneri Evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lnarcic.