Targetimi i shqiptarëve si njerëz të lidhur me krimin në Mbretërinë e Bashkuar, për ekspertin e sigurisë Fabian Zhilla është pjesë e një fushate të padrejtë kundër tyre, sepse shifrat sipas tij tregojnë të kundërtën.
Eksperti tregoi në emisionin “Opinion” se 87 % e të burgosurve për krime në Britani përbëhen nga vetë shtetasit britanikë, ndërsa 13 % e të burgosurve janë nacionalitete të huaja. Nga ky 13 % i të huajve, janë vetëm 14 % shqiptarë, sipas tij.
Fabian Zhilla: 87 % e të burgosurve atje janë britanikë. Dhe nga ky 13 % i të huajve, 14 % janë shqiptarë. Pra 14 % i 13 % të të huajve janë shqiptarët. 1528 shqiptarë janë në 2021. Pse merren me shqiptarët? Sepse shqiptarët janë në fokus.