Ka dështuar sërish seanca për masë sigurie më të butë ndaj ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, i akuzuar për inceneratorin e Elbasanit.
Seanca u shty pasi nuk u paraqitën ekspertët që ishte kërkuar për të paraqitur përball togave të zeza të GJKKO-së, gjendjen jo të mirë shëndetësore që ata kanë konstatuar për ish ministrin.
Kjo është hera e dytë që seanca për masë më të butë shtyhet. Kujtojmë se një javë më parë avokati i tij mbrojtës paralajmëroi fakte të reja.
Koka u arrestua më 14 dhjetor me urdhër të SPAK. Ndaj tij janë 2 masa ‘arrest me burg’, për inceneratorin e Elbasanit dhe atë te Fierit.
Ndërsa të premten, GJKKO rrëzoi kërkesën e Kokës për heqje të masës së sigurisë për inceneratorin e Fierit.
SPAK pretendon se Koka ka përfituar përmes ryshfetit 5 milionë eurosh për ndërtimin e 2 inceneratorëve.