Edhe në zgjedhjet lokale të 14 majit Partia Demokratike do të shkojë e përçarë dhe sipas të gjitha gjasave me dy kandidatë.
Vendimi i publikuar pasditen e së martës nga grupi parlamentar që drejtohet nga Alibeaj ishte veçse vulosje e sinjaleve që prej disa ditësh kishin filluar të shfaqeshin nga të dyja palët se nuk do të lëshonin nga pozicionet e tyre.
Pas takimit të parë të Palokës me Bardhin, mes optimizmit për një bashkim të mundshëm si Berisha edhe pala e Alibeajt vijuan të theksojnë qëndrimet e kundërta nuk ishin shuar.
Sali Berisha e zbuti gjuhën ndaj Bardhit dhe Alibeajt, por primaret dhe njohjen e institucioneve të partisë që ai ka ngritur pas marsit ishin të panegociueshme.
Bardhi nga ana tjetër hoqi dorë nga mosnjohja e Berishës, por duke mohuar institucionet që janë ngritur pas marsit si dhe duke propozuar sondazhet në vend të primareve, si një variant më i mirë për gjetjen e kandidatëve në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Edhe pse në disa degë baza është bashkuar vetë dhe disa deputetë të Partisë Demokratike janë bërë pjesë e procesit të primareve, sërish numri i deputetëve që janë kundër Berishës mbetet i madh dhe shanset për të përsëritur 6 marsin janë të mëdha.