Një ditë para protestës kundër qeverisë, Partia Demokratike me në krye Sali Berishën, përmes deputetit Oerd Bylykbashi, deklaroi se kishte depozituar në Gjykatën Kushtetuese kundër marrëveshjes së pretenduar të qeverisë për Portin e Durrësit, një investim 2.1 miliardë euro, që do e kthejë portin e vjetër në një atraksion turistik me ndërtesa të larta dhe port jahtesh. “Siç e kishim premtuar Partia Demokratike depozitoi në Gjykatën Kushtetuese padinë kundër megaaferës korruptive, për marrëveshjen për Portin e Durrësit”, tha Bylykbashi.

Nga një verifikim i thjeshtë kemi të bëjmë thjeshtë me një gënjeshtër banale të Sali Berishës, në funksion të propagandës para protestës. Partia Demokratike nuk ka depozituar asnjë kërkesë në Kushtetuese kundër projektit për transformimin e Portit të Durrësit, për arsyen e thjeshtë se nuk ekziston një marrëveshje e miratuar.

Që një marrëveshje të paditet për shfuqizim në Kushtetuese, duhet që së pari të miratohet nga Kuvendi, më pas të dekretohet nga Presidenti i Republikës, më tej të Botohet në Fletoren Zyrtare dhe të hyjë në fuqi. Marrëveshja që PD-ja pretendon se ka kërkuar që të shfuqizohet në Kushtetuese, as nuk është diskutuar ende nga Kuvendi. Ka vetëm një kërkesë nga mazhoranca për të miratuar me procedurë të përshpejtuar projekt marrëveshjen mes Ministrisë së Financnave dhe tre kompanive; Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C, për projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”. Pra, jo miratim, por vetëm kërkesë për procedurën.

Atëherë si mund të dërgohet një marrëveshje në Kushtetuese kur nuk ekziston? Këtë mund ta pretendojë vetëm Rithemelimi, i cili duket se vijon t’i konsiderojë shqiptarët si njerëz që besojnë çfarë u thonë.

Partia Demokratike ka depozituar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për rrëzimin e një tjetër marrëveshje të vitit 2020 për bashkëpunimin ekonomik mes qeverisë shqiptare dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Marrëveshje të tilla qeveria shqiptare ka lidhur mbi 50. Marrëveshje të tilla janë të zakonshme dhe nuk ka asnjë gjasë që të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese, pasi marrëveshja ka parashikime të përgjithshme. Në të gjithë përmbajtjen e marrëveshjes së vitit 2020, Porti i Durrësit përmendet vetëm një herë, për mundësinë e rizhvillimit të portit.

“Rizhvillimi i Portit të Durrësit”, thuhet në pikën 1 të nenit 6 të marrëveshjes.

A mund të dërgohet një marrëveshje bashkëpunimi në Kushtetuese, vetëm për fjalinë “Rizhvillimi i Portit të Durrësit”, duke pretenduar se ka elemente antikushtetuese? A mundet që një parti t’i kërkojë Kushtetutës ndalimin e bashkëpunimit ekonomik me vendet e tjera? Edhe regjimi komunist kishte