Kryeministri Edi Rama është ndalur edhe njëherë te dezinformimi që i bëhet qytetarëve me anë të mediave. Rama ka publikuar një foto ku krahasohet sesi u përshkallëzua situata në Shkodër në vitin 2010 dhe si paraqitet situata sot. Përbri, Rama shkruan se kamerat me objektiv të ngushtë nxisin urrejtjen për të përmbysur të vërtetën.
“Ja se ç’i bëjnë opinionit kamerat me objektiv të ngushtë e gjuhët me llapje të gjerë, gjithnjë për të njëjtin qëllim, nxitjen e urrejtjes, teksa faktet nga i njëjti burim, bashkia Shkodër(!), flasin më qartë se s’ka për të vërtetën e përmbysur prej korit të injorancës e ligësisë!”- tha Rama.