EDI RAMA PREMIER ALBANIA

Kryeministri i vendit, Edi Rama, përmes një postimi në Facebook i ka shprehur mirënjohjen të gjithë trupave të Ushtrisë dhe Emergjencave Civile, punonjësve të OSHEE-së dhe Shëndetësisë të cilët kanë qenë në terren për shkak të përmbytjeve.

Sipas kryeministrit, ky përkushtim tregon se sa përpara ka bërë shteti shqiptar.

Rama: Mirëmëngjes dhe me krenari e mirënjohje për të gjithë trupat e Ushtrisë, Emergjencave Civile, Policisë, punonjësit e OSHEE-së, Shëndetësisë, Bujqësisë, Bashkive, në zonat e prekura nga reshjet e larta, të cilët po tregojnë ditë e natë se sa përpara ka bërë shteti shqiptar në gatishmërinë për t’i shërbyer popullit, ju uroj të gjithëve ju një ditë të mbarë.