Ministria e Mbrojtjes ka treguar situatën nga reshjet intensive gjatë orëve të fundit.

Që prej ditës së parë janë angazhuar në terren:

570 Forca të Armatosura
495 Forca Zjarrfikëse
400 Forca nga Policia Shtetit
315 Forca Vullnetare
Ekipet e Shërbimit Mjekësor
Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, reshjet e shiut kanë vazhduar me intensitet të ulët gjatë natës dhe të lokalizuara.

Ka rënë ndjeshëm sipërfaqja e tokës e mbuluar nga uji në qarkun e Shkodrës. Sot janë 1685 hektarë tokë nën ujë dhe vazhdon tërheqja, nga 4346 ha që ishte dje në darkë

Aktualisht janë vetëm 26 familje me 99 anëtarë të evakuuar, nga 52 familje dhe rreth 318 banorë që ishin dje. Të tjerët janë kthyer në banesat e tyre.

Në Bashkinë e Lezhës ka pasur gjithashtu përmirësim:

Ka prani uji vetëm në 4 banesa nga 24 që ishin dje

1300 hektarë sipërfaqe e përmbytur

RRUGET

Përgjithësisht rrugët në rajonin e veriut të vendit janë të kalueshme, veç pak segmenteve. Janë pastruar dhe ka qarkullim normal në segmentet që lidhin Tropojën, në aksin Hani i Hotit-Tamarë-Vermosh dhe Bogë- Theth. Në akset Kukës – Krumë, Kukës – Ura Zapodit, në aksin Kukës – Bushtricë.

Po punohet dhe shumë shpejt do të jenë të lira edhe disa akse si: Lezhë- Vau i Dejës, Qafa e Malit-Fierzë, Ura e Matit – Lezhë

Nuk ka pasur probleme sa i përket lëvizjes në akset e rrugëve në rajonin qendror dhe jugor të vendit. Janë të lira akset rrugore nacionale dhe turistike. Njëkohësisht po bëhet një kontroll i urave pas situatës së krijuar nga shirat.

NIVELI I LUMENJVE

Niveli i lumenjve Drin (5.9 nga 7.5), Buna (7.6 nga 8.7) është aktualisht poshtë nivelit kritik. Në Hidrovoret Droje, Shllinze, Tale, Ishull Shengjin, Gryke Zeze, Gocaj, Balldre nivelet e ujit janë nën kuotat kritike. Po monitorohet situata pa ndërprerje. Në të gjithë pjesën tjetër të vendit, në Bashkitë Durrës, Kukës, Dibër situata paraqitet normale.