Në një mbledhje me të gjitha strukturat e Shëndetësisë në terren të zonën e veriut të vendit, nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, Ministrja Ogerta Manastirliu, së bashku me ekipin e Njësisë së Koordinimit dhe të maksi-emergjencave, tha se gjendja paraqitet nën kontroll ndërsa ekipet shëndetësore vijojnë të jenë në gatishmërinë për çdo emergjencë në rang vendi.
“Gjithë strukturat e sistemit shëndetësor, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore, janë në gatishmëri për të koordinuar të gjithë urgjencat e terrenit, në bashkëpunim sigurisht me strukturat e emergjencave civile, Bashkitë, Prefekturat dhe gjithë strukturat e angazhuara të Ministrive të linjës, të cilët kanë qenë në terren, për të mbështetur të gjitha ata qytetarë edhe familje që mund të kenë patur problematika në këtë situatë” -tha Manastirliu.
Home Lajme Aktualitet Situata shëndetësore në zonat e prekura nga reshjet, Manastirliu: Gjendja në kontroll,...