Pasi u shpall e pafajshme në Shkallën e Parë të GJKKO, komisionerja e KPK Edleda Çiftja, është paraqitur sot në Gjykatën e Apelit pasi SPAK ankimoi vendimin. Seanca e parë në Apelin e GJKKO u shty pasi gjyqtari i çështjes Dhimitër Lara u dorëhoq nga trupa gjykuese pasi Çiftja ka qenë pjesë e trupës së rivlerësimit për Larën në KPK.
“Duke qenë se as prokuroria as gjykata nuk na pranuan si pjesë të procesit, bëmë ankim në gjykatën e apelit dhe vendosi të na thërrasë. U kërkua qëndrimi i palëve, jemi në kushtet që jemi kallëzuesi dhe viktima. Pra kushtetua e Shqipërisë nuk ka asnjë vlerë, e vetmja vlerë që ka është që në momentin që të ndërpritet energjia apo të mos ketë as ujë për tu larë, i shërben me fshi b*thën me të.
Kanë heq gjithë gjyqtarët e ndershëm dhe kanë lënë këta që lëkunden. Pra, kanë hequr të gjithë pjesën veriore të Shqipërisë dhe kanë lënë ata të jugut që i binden urdhrave. Tani gjyqtari Lara dhe dorëheqjen dhe do të jemi sërish këtu më datë 2 dhjetor. Ne do vazhdojmë deri sa të shprehet gjykata. Janë shkelur të gjitha procedurat dhe çështja duhet të kthehet në gjykatën e shkallës së parë. Këta gjyqtarë janë ata që të dënojnë dhe po të njëjtët që të lirojnë”, tha avokati në fjalën e tij.