Elisa Spiropali i është përgjigjur Sali Berishës dhe opozitës duke i thënë se debate me ta është i kotë pasi kanë kulturën e kundërshtimit. Nga Foltorja e Kuvendit supozoi sikur në kohën e tërmetit, pandemisë dhe sulmit kibernetik, pushtetin ta kishte Sali Berisha. Spiropali thotë se as nuk do strehonte dot banorët, të cilëve iu shkatërruan shtëpitë, as do të mund të sillte vaksina pasi është i shpallur ‘non grata’.
“Një pjesë e madhe në këtë sallë është ndarë nga logjika ndaj është e kotë që debatin ta bëjmë me ju por është detyrim që të flasim për shifrat e buxhetit se keni kulturën e kundërshtimit. Do bëj disa Kritika për të cilat nuk kam pikën e interesit të dëgjoj replikat tuaja. Është vendi më i mirë se dje? Padyshim. Bota, Europa dhe rajoni kanë hyrë në epokën e rrezikut të madh. Për të goditur stabilitetin, me hyxhym kundër sistemit për të skenarin dhe për t’ju thënë sa të ndryshëm jemi, po ju bëj sprovë.
Supozojmë se ‘non grata’ dhe Qamili i tij do ishin në pushtet në nëntor 2019. Më pas pandeminë kur morëm vaksinën. Haxhiu as vizë s’do merrte. Pjesëtarët e çetës së rubla çorbës që janë gati të bëhen dhe me djallin kundër Shqipërisë. Kundër asaj pjese të mjerë shqiptarësh që ndezin me benzinë e zjarr gjithë hartën, nuk dua të merrem se historia do i mbulojë me turp për sot e mot”, tha Spiropali.