Shpërthime të vazhdueshme janë dëgjuar mbrëmjen e së martës në lagjen Fatih të Stambollit, ndërsa tre makina u përfshinë nga flakët, sipas agjencisë turke të lajmeve Mynet.
Fatmirësisht për ngjarjen nuk raportohen të lënduar, ndërsa detajet e ngjarjes janë duke u hetuar nga policia.
Sipas agjencisë Demiroren, ngjarja ka ndodhur në rrugën Kokamustafa Pasha, vetëm 5 kilometra në perëndim të sheshit Sultanahmet, ku ndodhen atraksionet kryesore të qytetit, Hagia Sophia dhe Xhamia Blu.
Flakët nga zjarri i një makine në lagjen Fatih të Stambollit u përhapën në automjete të tjera të parkuara, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të shuar flakët.