Një dygolësh i Kylian Mbappe i dhuroi Francës fitoren 2-1 ndaj Danimarkës.
Kampionët e Botës në fuqi, numërojnë 6 pikë të plota pas dy ndeshjeve të para në grupin D dhe janë kthyer në Kombëtaren e parë që kualifikohet në raundin e 1/8-ve në Katar 2022.
Skuadra e Didier Deschamps ka thyer një mallkim që ekzistonte prej vitit 2010 për kampionët në fuqi, të cilët katër vite më vonë dështonin në grupe. Italia fitoi Kupën e katërt të Botës në Gjermani 2006, por katër vite më vonë mbeti në grup.
E njëjta gjë edhe për Spanjën. Iberikët shijuan në Afrika e Jugut 2010 Botërorin e parë në histori.
Në Brazil 2014 shkuan si kampionët në fuqi, por dështuan dhe nuk ia dolën të kalonin fazën e grupeve.
Në Brazil festoi Gjermania e Joachim Low, që katër vite më vonë zhgënjeu totalisht në Rusi 2019 duke mbetur në grup. Franca dominoi dhe fitoi Kupën e Botës në Rusi, ndërkohë që në Katar nuk e pati aspak problem kalimin e grupit dhe avancimin në raundin e 1/8-ve.