Monika Kryemadhi nuk do të ketë asnjë post drejtues në Partinë e Lirisë përveç asaj të anëtares së Kryesisë. Silva Caka shpalli sot rezultatet për kryesinë e e re të kësaj partie dalë nga Konventa Kombëtare që u mbajt të shtunën e kaluar.
Përbërja e Partisë së Lirisë:
Kryetar: Ilir Meta
Zv.kryetar: Agim Nesho
Sekretar i Përgjithshëm: Tedi Blushi
Nënkryetarë: Petrit Vasili, Erisa Xhixho, Endri Braimllari dhe Floida Kërpaçi. Ndërkohë kryesia përbëhet nga 25 anëtarë, pjesë e të cilës do të jetë Monika Kryemadhi.
Gatala është se këto ishin emërime të Metës kur ndryshoi emrin e partisë nga LSI në Partia e Lirisë, dhe të njëjtët emra janë “zgjedhur me votë” në poste drejtuesish, ashtu siç i kishte emëruar Ilir Meta.
Duket se edhe votuesit e Partisë së Lirisë mendojnë njësoj si Ilir Meta, pasi kanë “votuar” fiks siç mendon ai.