Qeveria shqiptar dhe veçanërisht kryeministri Edi Rama u ka dalë kundër disa përfaqësuesve në qeverinë britanike të cilët e kanë cilësuar si një rrezik emigrantët shqiptar për vendin e tyre.
Duke folur për këtë çështje, kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, ka shenjëstruar Sali Berishën, duke e pyetur se pse i del në mbrojtje Britanisë kur e kanë shpallur “non grata”. Sipas Ballës PD është futur në “çorbën” e rublave ruse.
“Saliu edhe ai po merrte në mbrojtje qeverinë britanike. Kam një pyetje për të që e ka shpallur non grata. E kanë akuzuar për korrupsion të nivelit të lartë.
Për atë çështjen tënde i beson apo jo? SHBA dhe Britania e kanë shpallur non grata për korrupsion dhe minim të demokracisë. Kur ne flisnim për rublat ruse tek PD të kthyera në dollar.
Kishin hyrë në financat e PD-së. Keqardhje e madhe që kjo parti është kthyer kështu, dhe është një parti e zhytur thellë në çorbën e rublave të Vladimir Putin.” tha Balla.