Ambasadori i Posaçëm për Hapësirën Kibernetike dhe Politikat Digjitale në SHBA, Nathaniel Fick, ka kryer në vizitë zyrtare në Tiranë. Zyrtari i lartë, Fick, ka takuar zvendëskryeministren Belinda Balluku dhe ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, ndërsa i ka shprehur mbështetjen në mbrojtjen kibernetike.
“Pata diskutime konstruktive mbi sigurinë kibernetike me Zëvendëskryeministren Belinda Balluku, Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, Koordinatorin e Ri Kombëtar për Sigurinë Kibernetike Igli Tafa dhe zyrtarë të tjerë të sigurisë kibernetike.
SHBA janë të përkushtuara për mbështetjen e vazhdueshme të aleatëve tanë shqiptarë në mbrojtjen kibernetike”.- shkruan ambasadori i Posaçëm për Hapësirën Kibernetike dhe Politikat Digjitale Nathaniel Fick.