Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është larguar nga takimi i sotëm me Kurtin.
Kurti ftoi sot në takim liderët e opozitës në Kosovë për të diskutuar rreth tensioneve të fundit në veri të Kosovës.
Por Ramush Haradinaj u largua nga mbledhja, pasi sipas tij Kurti po mbante ligjërata në takim dhe nuk sqaroi asgjë konkrete.
“Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre. Për mua është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme, të prishim raportet me aleatin kryesor të sigurisë” ka shkruar Haradinaj në Facebook.