Suksesi i Argjentinës kundër Meksikës (2-0 falë golave të Messi-t dhe Enzo Fernandez) ka mbajtur gjallë ëndrrën e lojtarëve të Scaloni-t, që kanë kapur Arabinë Saudite në vendin e dytë të renditjes së Grupit C me tri pikë.

Messi me shokë tani janë vetëm një pikë larg Polonisë, që kryeson grupin me katër pikë. Renditjen e mbyll Meksika, që ka marrë vetëm një pikë në dy ndeshjet e para.

Në ndeshjen e fundit të grupit, Albiceleste do të përballet me Poloninë, ndeshje vendimtare për kualifikimin në 1/8-at e Kupës së Botës.

Argjentina do ta mbyllë grupin në vendin e parë nëse do të fitojë kundër Polonisë (me çfarëdo rezultati) dhe nëse sfida mes Arabisë Saudite dhe Meksikës do të përfundojë në barazim ose me një fitore të meksikanëve.

Ose nëse do të mundë Poloninë dhe Arabia Saudite do të mundte Meksikën, por me një diferencë golash më të keqe se Argjentina (aktualisht, bardhekaltrit janë +1 dhe Arabia -1).

Argjentina mund të kualifikohet si e dyta , nëse do të verifikohen këto rezultate: fitore për Messi-n me shokë me Poloninë, por fitore e Arabisë Saudite ndaj Meksikës me një diferencë më të mirë golash.

Barazim i ekipit të Scaloni-t kundër Lewandowski-t me shokë dhe humbje ose barazim i Arabisë Saudite në ndeshjen e fundit kundër Meksikës. Humbje kundër Polonisë dhe humbje e Arabisë Saudite ndaj Meksikës.