TIRANË- Në një kohë kur të dyja palët flasin publikisht për bashkim në publik, përçarja brenda Partisë Demokratike sa vjen edhe thellohet më tej. Përtej fjalëve që “i merr era”, faktet tregojnë se 2 palët shkojnë në drejtime të kundërta dhe sot është hedhur hapi i radhës drejt ndarjes të mëtejshme. Rithemelimi i Berisha ka hapur një faqe të re online “pdsh.al”. Në këtë faqe, siç ata vetë njoftojnë do të publikohen informohet mbi zhvillimet në këtë forcë politikë dhe në vend, mbi ngjarjet e ditës dhe me aktivitetin politik, fjalimet, deklaratat, aktivitetet brenda dhe jashtë selisë. Aty janë publikuar edhe statuti i Partisë Demokratike ajo e miratuar në kongresin e Sali Berishës, aksioni politik, strukturat e saj, programi, historiku, vlerat themelore, filozofia dhe publikime të tjera janë rubrikat kryesore të faqes online.
Pra e thënë më qartë, përveç strukturave paralele që ka në PD, me 2 kryesi, 2 statute, 2 kryetarë, tashmë demokratët do të kenë edhe 2 faqe online për partinë. Megjithatë, ia vlen të theksohet se faqja online që tashmë është në dorë të Enkelejd Alibeajt nuk është më aktive që nga koha kur ka ikur Lulzim Basha.