Në ditën e sotme janë luajtur tre ndeshjet e para të javës së 12 të Superiores. E gjithë vëmendja ishte e përqendrua te takimit mes Vllaznisë dhe Tiranës. Kjo ndeshje u mbyll në barazimin pa gola. Rastet nuk munguan, por asnjë nga ekipet nuk konkretizoi. Në pjesën e parë ishin shkodranët më të rrezikshëm, ndërsa në të dytën ishte Tirana që i shkoi më afër golit.

Nga krahu tjetër ekipi i Duros vazhdon me rezultate fantastike. Këtë herë Egnatia mund Laçin 2-0, me kurbinasit që vinin nga një formë e mirë. Vendasit dominuan në krijimin e rasteve dhe duheshin 64 minuta që Agbekpornu të realizonte me kokë.

Në minutën e fundit mendoi Fernando që të ngrinte të gjithë stadiumin në këmbë për 2-0. Duro mund Vukicevic që e zëvendësoi te Laçi pas Europës.

Emocione kishte edhe takimi mes Kastriotit dhe Kukësit. Ekipi i Celës kaloi në avantazh vetëm dy minuta pas nisjes së pjesës së dytë me Santiago Selmanin.

Kur pritej që ndeshja të mbyllej 1-0, mendoi Stojanovic i Kastriotit me autogolin e tij për t’i dhënë sfidës rezultatin përfundimtar, 1-1.