Nga Ylli Pata/
Kalimi në parodi e asaj që po quhet garë e opozitës për Tiranën nuk është një zhvillim, por një simptomë. E qartë dhe me shumë të dhëna historike të një sëmundje që ka nisur herët, shumë herët, e që përbën thelbin e alternativës politike të së majtës shqiptare, apo asaj që quhet Partia Socialiste.
Prej kohësh, ekzaktësisht pas vitit 2000, Sali Berisha ka mbushur dynjanë e mjedisit të tij politik se shumica e shqiptarëve është e majtë, e PD nuk fiton pa arritur demonizimin e përçarjen e kundërshtarëve.
Në mënyrë alogjike, opozita u kthye në lob politik që të sjellë ndarje apo të ndikojë në zhvillimet politike të krahut tjetër. E kështu ne shohim sot narrativa krejt jo racionale në vizatimin e kundërshtarit që ata quajnë si rival, si një përbindësh, si një kuçedër që u ka ndërprerë ujin demokratëvee e mbarë atyre njerëzve që votojnë për opozitën shqiptare.