Tetë raste të reja me Covid 19 janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, ndërkohë që në spitalin Covid 3 po marrin trajtim tre pacientë.

Nga 518 testime të kryera gjithsej, kanë rezultuar të infektuar 7 qytetarë në Tiranë, nga 2 qytetarë në Durrës, Këlcyrë, Tepelenë, nga 1 qytetarë në Lezhë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, Korçë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 209 qytetarë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 10 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,303 që nga fillimi i epidemisë.