Pesë persona kanë rezultuar pozitivë me Covid19 gjatë 24 orëve, nga 92 testime që janë kryer gjithsej. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë personat e infektuar janë në këto qytete: 3 në Tiranë, 2 në Mallakastër.

Gjithsej janë 173 qytetarë aktivë në të gjithë vendin, ndërsa në spital po marrin trajtim tre pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete dhe janë shëruar 15 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,267 që nga fillimi i epidemisë.