Një banor ka mbetur i bllokuar në rrjedhën e shtratit të lumit ‘Kir’ në qytetin e Shkodrës. Duke iu përgjigjur thirrjeve të tij për ndihmë, forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ndërhyrë duke bërë të mundur nxjerrjen e tij nga shtrati i lumit.
Shkak i bllokimit të qytetarit, ka qenë rritja e nivelit të ujit në lumin Kir si pasojë e reshjeve të shiut. Në operacion u përfshinë edhe punonjës të forcave zjarrfikëse të Shkodrës. Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Report TV, operacioni për shpëtimin e qytetarit rezultoi i suksesshëm dhe ky i fundit nuk ka pësuar dëmtime të tjera.